Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “T’u pritet penisi burrave që përdhunojnë gratë”- rikthehet kandidati i famshëm i Gjirokastrës

(Video) “T’u pritet penisi burrave që përdhunojnë gratë”- rikthehet kandidati i famshëm i Gjirokastrës
May 29
10:23 2017

Hazbi Kasaj, ish-kandidat i Partisë Komuniste, u bë i njohur disa vite më parë nga një deklaratë e fortë të tij, pasi u lëshoi një mesazh të gjithë atyre që nuk do ta votonin në zgjedhje:

“Ju zëntë kanceri në grykë e vdekshit të gjithë nesër”, – tha Kasaj atëherë.

Por duket se Kasaj është kthyer sërish me deklarata të forta pasi këtë vit kandidon nën siglën e Partisë Demokristiane në qarkun e Gjirokastrës.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Aran Xhani, Hazbiu ka shpalosur programin e tij elektoral e ka thënë se do të propozojë në parlament që të dalë ligji që meshkujve që abuzojnë seksualisht me femrat t’u pritet penisi.

“Me këtë që thua ti për bordellot Enveri do të ta hiqte kokën në mes të Gjirokastrës”,- i thotë gazetari Kasajt.

“Po na e hoqi na e hoqi. Nuk ka asgjë të keqe. Unë po jepja një mendje që kjo punë mund të bëhej kështu. Nuk ka asgjë të keqe sepse të rinjtë që të mbysin atë mendjen për të bërë seks nuk duhet ta zënë të bijën e botës me pahir po të kishte shtëpi publike. Le të vinte t’i shtrydhte ato sekrecionet e veta dhe do  qetësohe, do ta zinte gjumi e do ikte në punë e nuk do bënte gabime të tilla. Në qoftë se do ta bënte gabimin,  ne do nxirrnim një ligj t’ia prisnim fare penisin që të mbetej shytë”- tha Kasaj.

Gazetari: Këtë e ke në program si deputet?

Kasaj: Po, po e kam. Shtëpia publike ta zgjidh këtë problem. Atë vajzën nuk ke pse e ngacmon kur ajo nuk do.

Gazetari: Po kjo nuk lejohet me ligj.

Kasaj: Po do ta votojmë në Parlament ore, do ta votojmë dhe do t’i pritet. Unë jam për prerjen.  /Blitz.al/

 

Shperndaje