Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tragjedia në Amazonë: presidenti ka dhënë lejen për nisjen e zjarreve!

(Video) Tragjedia në Amazonë: presidenti ka dhënë lejen për nisjen e zjarreve!
August 23
11:38 2019

Një tragjedi po ndodh ditët e fundit në pyjet e Amazonës. “Mushkëria e Tokës”, që prodhon 20% të sasisë së oksigjenit në planet, po digjet nga zjarre masive duke shkatërruar gjithçka. Edhe pse zjarret në periudhat e thata, nuk janë të rralla për këtë territor, të përmasave të këtij lloji nuk mund të kenë nisur vetëm nga shkaqe natyrore. Dhe këtë e vërtetojnë lajmet që po qarkullojnë në mediat e huaja, ku thuhet se në fakt ka qenë qeveria e Bolivisë që ka autorizuar ndezjen e zjarreve.

Gjithçka nisi 2 javë më parë, kur u autorizua djegia e disa zonave në territorin e Bolivisë, me qëllim lirimin e hapësirës për aktivitete bujqësore. Më pas gjërat dolën jashtë kontrollit dhe rreth 654 mijë hektarë ishin shkatërruar së bashku me kafshët, qytetet apo bimët. Në këtë lloj situate, Bolivia nuk shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare, pasi presidenti Evo Morales nuk dëshironte që lajmi të merrej vesh nga vendet e tjera.

Tashmë zjarri është përhapur në Brazil dhe Paraguay duke shkatërruar dëme kolosale për të gjithë planetin. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje