Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tiranë – Kapet një shtetas në flagrancë për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohet një kallashnikov

(Video) Tiranë – Kapet një shtetas në flagrancë për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohet një kallashnikov
October 01
10:57 2016

Nga Anduena Llabani

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në datë 30.09.2016, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Ilmi Flora, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë së Komisariatit Nr. 5, në vendin e quajtur Rruga e “Arbrit”, me mjetin tip “Volkswagen”, me targë TR 2489 I, ku pasi i është ushtruar kontroll mjetit, në sediljen e pasme është gjetur një armë zjarri e llojit “Kallashnikov”, model 56 dhe një krehër me 30 fishekë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje