Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Tiranë, “i forti” me “Range Rover” dhunon taksistin në moshë

April 27
11:10 2016

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur ditën e sotme në një prej rrugëve të Tiranës. Drejtuesi i një mjeti “Range Rover”, i cili ka dashur të parakalonte, i ka rënë disa herë borisë që shoferi i taksisë t’i hapte rrugën. Sapo e ka parakaluar, ai ka dalë nga mjeti dhe e ka qëlluar me grusht në fytyrë taksistin në moshë.

Në videon e publikuar nga “Jetaoshqef” shihet se si pas këtij debate verbal dhe fizik, shoferi i taksisë është larguar duke mbajtur duart në faqe.

“Taksisti ishte i pari i reshtit dhe ecte normal. Ky nga pas donte ta parakalonte dhe i binte borisë disa herë. Sapo e parakaloi, i zuri rrugën dhe doli nga makina, i ra dhe iku”, është shprehur raportuesi që ka filmuar.

Etiketimet
Shperndaje