Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tiranë, goditet një rast i mitdhënies

(Video) Tiranë, goditet një rast i mitdhënies
October 02
16:40 2016

Nga Anduena Llabani

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për mitdhënie.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– Emiljano Dervishi, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi te mbikalimi i liqeni , duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 787 NO, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. /Blitz.al/

 

Shperndaje