Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tiranë, administratorja e kopshtit dhunon fëmijën 3 vjeç

(Video) Tiranë, administratorja e kopshtit dhunon fëmijën 3 vjeç
June 20
21:25 2016

Një video shokuese është publikuar para pak minutash në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Në video shfaqej administratorja e Kopshtit Diren, Anjeza Shabani tek dhunonte një fëmijë 3 vjeç në ambjentet e kopshtit. Kopshti ndodhet në periferi të Tiranës në Sauk. Fëmija shfaqet duke qarë dhe shihet qartë sesi ajo e godet me shuplaka në fytyrë dhe në trup.  Mësohet se denoncimin në emision e ka bërë i ati i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në trupin e të voglit.

“Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Ai  është 3 vjeç. Nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë.”-është shprehur babai i fëmijës.

Ndiqni në vijim videon e transmetuar pak minuta më parë publikuar nga Opinion TV Klan.

Shperndaje