Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tensione për KZAZ në Shkodër, i vihet flaka shkollës

(Video) Tensione për KZAZ në Shkodër, i vihet flaka shkollës
June 18
20:20 2019

Dita e sotme ka nisur me konflikte dhe tensione për lirimin e ambienteve të KZAZ për t’u përgatitur për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Së fundmi, konflikti është ashpërsuar në qytetin e Shkodrës. Punonjësit e bashkisë dhe militantë të PD janë përplasur me policinë dhe po tentojnë të marrin me forcë materialet zgjedhore. Sipas “BalkanWeb” ata po tentojnë të hyjnë në ambientet e shkollës “Shejnaze Juka”. Në këtë shkollë ndodhen materialet zgjedhore për bashkinë Shkodër.

Nga përplasja mësohet se janë thyer xhamat e shkollës dhe po tentohet t’i vihet flaka. Në mesin e protestuesve është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje