Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Tenistja amerikane pëson dëmtim horror, rrezikon karrierën

(VIDEO)  Tenistja amerikane pëson dëmtim horror, rrezikon karrierën
July 07
15:08 2017

Një teniste ka pësuar një dëmtim të rëndë në turneun e tenisit Wimbledon.

Amerikania Bethanie Mattek-Sands, e cila është numri 1 në tenisin dyshe, e ka pësuar dëmtimin në gju gjatë ndeshjes me rumunen Sorana Cirstea.

Një skenë e rëndë e cila do të qëndrojë gjatë në mendjet e të gjithë të pranishmëve dhe jo vetëm për shkak të pamjes shokuese të gjurit të saj, që doli nga vendi, duke bërë që tenistja të bërtasë me të madhe.

Menjëherë pas incidentit ajo ka kërkuar ndihmë nga mjekët. Por sipas asaj që shkruajnë mediat, mjekët janë vonuar për më shumë se 17 minuta për t’i ardhur në ndihmë.

Në ndihmë të tenistes ka shkuar edhe kundërshtarja e saj.

“Shkova menjëherë në ndihmë dhe pashë që gjuri i saj ishte në gjendje të tmerrshme. U thashë mjekëve të sillnin një barrelë, por u vonuan shumë. Një gjë e shëmtuar, sepse ajo ishte në shok total dhe një frakturë të tillë s’e kisha parë kurrë në jetën time”,- është shprehur tenistja Cirstea.

Bethanie Mattek-Sands është 32 vjeçe dhe është e renditur e 103-ta në botë, por në tenisin dyshe kryeson renditjen bashkë me kolegen Lucie Safarova. /Blitz.al/


Komento
Shperndaje