Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Të shtëna te Rruga e Elbasanit, arrestohet autori

(Video) Të shtëna te Rruga e Elbasanit, arrestohet autori
August 28
16:17 2016

Momente paniku në rrugët e Tiranës.

Gjatë pasdites së sotme, në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, një person ka qëlluar me armë në ajër nga makina e tij.

Sipas asaj që raporton “Panorama online”, mësohet se autori ka thënë se ka qëlluar pa ndonjë qëllim të caktuar.

Burime nga policia shprehen se personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur, ka qenë duke udhëtuar me 2 persona të tjerë.

Ata janë arrestuar dhe janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje