Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Të burgosurit i shpëtojnë jetën rojës së qelisë

(Video) Të burgosurit i shpëtojnë jetën rojës së qelisë
July 10
12:13 2016

Një roje në burgun e Teksasit pati probleme me frymëmarrjen, por sot është gjallë falë të burgosurve të atij burgu.

Të burgosurit ishin në bodrumin e ndërtesës së  gjykatës së qarkut Weatherford në pritje të trupit gjykues, kur papritur roja që po i mbikëqyrte ra në dysheme dhe kishte probleme me frymëmarrjen.  Ata filluan të bërtisnin dhe thërrisnin për ndihmë, por kur të thirrurat e tyre nuk kanë arritur të dëgjoheshin, tetë të burgosurit shpërthyen qelinë. Ata rrëmbyen radion e rojës dhe u përpoqën të kërkonin ndihmë nëpërmjet saj. Në atë moment nuk mund t’i dallonin dot pulsin rojës, i cili gjendej përtokë pa ndjenja dhe pa shenja jete. Përfaqësues të gjykatës që ndodheshin një kat më sipër dëgjuan britmat dhe thirrën personelin e emergjencës, të cilët përdorën defribilator për të risjellë të rrahurat e zemrës së rojës. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë. Dyert e qelive në gjykata kanë vetëm një kyç, ndryshe nga qelitë e burgjeve.

Policët e vlerësuan veprimin e të burgosurve pasi ata padyshim i shpëtuan jetën atij punonjësi.

Shperndaje