Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Sulmohet nga tigri kur del nga makina. Humb jetën në vend

(Video)  Sulmohet nga tigri kur del nga makina. Humb jetën në vend
July 25
10:59 2016

Pamje dramatike vijnë nga Kina, ku një grua është sulmuar nga një tigër në një kopsht zoologjik dhe ka humbur jetën në vend.

Siç duket edhe në video, zonja ka dalë nga makina dhe është afruar në krahun e shoferit për të hapur derën, por tigri e ka sulmuar e më pas e ka tërhequr drejt anës tjetër të kopshtit.

Mediat lokale thonë se në makinë gjendej edhe bashkëshorti dhe fëmija i gruas në fjalë, por ata nuk kanë arritur të bëjnë gjë për të shpëtuar viktimën.

Ngjarja ndodhi në “Badaling WildLife World”, në veriperëndim të Pekinit, shumë pranë Murit të Madh Kinez. /Blitz.al/

 

Shperndaje