Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Sulmi terrorist në Francë, përgjegjësi e ISIS! Presidenti Hollande zgjat gjendjen emergjente…

(Video) Sulmi terrorist në Francë, përgjegjësi e ISIS! Presidenti Hollande zgjat gjendjen emergjente…
July 15
09:20 2016

Bëhet me dije nga mediat franceze se janë raportuar deri më tani 84 persona të vdekur dhe rreth 150 të tjerë të plagosur pasi një kamion i mbushur me eksploziv dhe granata hyri me shpejtësi drejt një turme njerëzish që po festonin.

Kamioni ka ecur rreth 300 metra në turmën e njerëzve dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe drejtuesit të këtij kamioni. Pas kësaj goditjeje fshihet ISIS dhe sipas policisë, 31-vjeçari ka pasur nënshtetësi të dyfishtë: franceze dhe tuniziane.

Në një deklaratë për shtyp, presidenti Francois Hollande ka deklaruar shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për 3 muaj të tjerë. Gjithashtu ai raportoi se policia ka mundur të vrasë shoferin e kamionit.

Edhe presidenti Obama ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku ka dënuar sulmin dhe ka shprehur mbështetjen e tij me ndihma për shtetin francez.

Më poshtë ndiqni disa video nga situata pas sulmit terrorist:

 

Shperndaje