Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Studentët në protestë: “Ne nuk jemi bankomat”

(Video)Studentët në protestë: “Ne nuk jemi bankomat”
December 06
09:35 2018

Ditën e djeshme të gjithë studentët e Universiteteve Publike në Tiranë u organizuan në protestë para Minsitrisë së Arsimit dhe Sportit. Kërkesa e tyre parësore është e thejshtë, heqja e tarifave që ka vendosur qeveria me një VKM, për provimet e mbartura.

Sipas Balkanweb sërish ditën e sotme, studentët kanë bojkotuar mësimin në Universitetet përkatëse dhe në orën 10 priten të mblidhen sërish përpara Ministrisë. Edhe në qytetet e Elbasanit, Durrësit dhe Korçës do të ketë protesta.

Marshimi i studentëve nga godinat mësimore për tek Ministria e Arsimit janë bërë me thirrjet “Ne nuk jemi bankomat”. Ata jo vetëm kërkojnë heqjen e tarifave shtesë që është vendosur për provimet e mbartura por duan dhe përgjysmim të tarifës shkollore aktuale, ose më saktë mundësinë për ta pagaur me dy këste. Në njoftimin zyrtare të studentëvë të cilën e gjeni më poshtë, kemi dhe kërkesat e tyre të detajuara:

“Nesër (sot) date 06.12.2018, ora 11:00 ne kampusin e ri Universitar, Spitall te gjithë studentet ne këmbë për të drejtat e tyre.

1. Pergjysmim i Tarifave. 2 heqje e tarifave shtese. 3. Përmirësim i kushteve te universiteteve 4. përmirësim i kushteve neper konvikte. 5. Jo favorizim për përfitime personale.

Edi Rama poshtëroi serbisht studentet duke i cilësuar si ngelesa. Ne nuk jemi ngelesa, por te rinj qe përpiqemi me mish e me shpirt për te mësuar. Prindërit tanë marrin para borxh për te paguar tarifat dhe çmimet e rritura. Për te paguar qira shtëpish e ushqime pasi ka mbyllur shume dege te universiteteve e rretheve.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje