Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Sokol Hazizaj: “Ndryshimet në Kodin Penal, me qëllim të dënojnë individin”

(VIDEO) Sokol Hazizaj: “Ndryshimet në Kodin Penal, me qëllim të dënojnë individin”
January 11
15:56 2017

Reforma në Drejtësi dhe ndryshimet që pritet të pësojë Kodi Penal dhe ai Procedurial janë parë nga juristët si kusht i nevojshëm për individin dhe më pas për institucionet e së drejtës. Shumë vepra penale dhe veprime ligjore për garantimin e një procesi të rregullit hetimor dhe gjyqësor me këto ndryshime cënojnë individin. Sokol Hazizaj, ish-zv.ministër i Drejtësisë thotë në një intervistë për Blitz.al se konflikti institucional do të sjellë probleme në zbatimin e tij. Ai rendit ndryshimet negative dhe ato pozitive të këtij procesi, ndërsa deklaron se asnjë prej iniciatorëve të kësaj reforme, as Ministria e Drejtësisë dhe as Komisioni i Reformës në Drejtësi, nuk mori mendimin e grupeve të interesit në diskutime.

Shumë nene të Kodit Penal dhe Procedurës Penale pritet të ndryshojnë, pas iniciativës ligjore që Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni i Reformës në Drejtësi ndërmorën muajt e fundit të vitit të lamë pas.

Për juristin Sokol Hazizi, ish zv.ministër i Drejtësisë, në këto ndryshime ka rezerva të karakterit ligjor, të cilat, sipas tij, cënojnë të drejtat e individit në konflikt me ligjin.

Kodi Procedurial dhe ai Penal pritet që të sjellin ndryshime në vendimet penale, nga të cilat do të përfitohet dhënia e drejtësisë për të cilat Haziraj thotë se nuk është marrë mendimi i palëve të interesit. Sipas tij, këto ndryshime kanë edhe karakter pozitiv në ekonominë gjyqësore.

Ndryshimet në Kodin Penal dhe Procedurial duket se përveç konfliktit ligjor të kenë shkaktuar dhe një konflikt institucional, i cili do të këtë pasoja në zbatimin e tij.

Sipas tij, shumë arrestime  bëhen pa siguruar më parë provat, duke cënuar hapur individin dhe procesin.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje