Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Video-skandali, Xhelili në gjendje të rëndë psikologjike, ka tentuar të vetëvritet

Video-skandali, Xhelili në gjendje të rëndë psikologjike, ka tentuar të vetëvritet
May 20
10:08 2016

Pas video-skandalit të transmetuar të ish-kryebashkiakut të Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili u la në “arrest me burg”. Por burime pranë “Gazetës Shqiptare” kanë bërë me dije se Xhelili ka pranuar përpara autoriteteve policore se ka dashur të vetëvritet, duke u mbytur në rezervuarin e Dibrës, por ka qenë pikërisht gruaja e tij, Teuta Xhelili, ajo që e ka ndihmuar.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe në dhomën e paraburgimit, edhe pse Shukri Xhelili është lënë vetëm, ai paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike dhe refuzon vazhdimisht konsumimin e ushqimit që i ofrohet. Në këtë dhomë mund të futen vetëm një psikolog dhe ndonjë familjar i Xhelilit.

Shperndaje