Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Video-skandali, e reja që denoncoi Xhelilin: FRESSH më hapi adresë false në “Facebook”

Video-skandali, e reja që denoncoi Xhelilin: FRESSH më hapi adresë false në “Facebook”
May 23
11:08 2016

21-vjeçarja që akuzoi ish-kryebashkiakun e Dibrës për ngacmime seksuale, ka bërë një tjetër denoncim në Prokurori. Mësohet se ajo ka dyshon që anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Socialiste i kanë hapur adresë false në “Facebook” me fotot e saj, ku e ofendojnë dhe denigrojnë. Ajo shprehet se për këtë arsye i është dashur të mbyllë profilin zyrtar. 21-vjeçarja deklaron se pas bërjes publike të denoncimit të saj në televizon, ajo dhe familja e saj ndihen të kërcënuar dhe nuk mund të dalin nga shtëpia.

Denoncimi i Anisa A në polici:

Quhem Anisa A., 21 vjeçe, me kombësi e shtetësi shqiptare. Me arsim të mesëm dhe profesion magaziniere tek Qendra Kulturore e Bashkisë Peshkopi. Jam beqare dhe me banim në Peshkopi, lagjja “Kamen”. E padënuar më parë. Arsyeja përse kam ardhur për të kallëzuar, ka të bëjë me faktin se para dy ditësh (datë 12 maj 2016), unë kam denoncuar publikisht një rast abuzimi ku subjekt i kallëzimit tim është ishkryetari i Bashkisë së Peshkopisë. Për shkak të kësaj situate kam qenë e detyruar të qëndroj e mbyllur në shtëpi, pasi gjatë këtyre ditëve kam pasur presione nga persona të panjohur. Kjo situatë presioni ka ndodhur edhe në rrjetin social “Facebook”, të cilin unë e frekuentoj. Unë kam profilin me adresën “A…” dhe me pasuord “…”.

Këtë faqe të rrjetit social “Facebook” e kam frekuentuar pothuajse çdo ditë. Gjatë ditës së djeshme, më datë 13 maj 2016, rreth orës 18:00, kur kam hapur adresën time në “Facebook”, kam parë që kanë hapur edhe një faqe tjetër me fotografi profili fytyrën time dhe me emrin “Anisa A.”. Për këtë fakt nuk kam dijeni se kush e ka hapur këtë profil, por dyshoj se këtë mund ta ketë hapur ndonjë prej anëtarëve të Forumit Rinor Socialist të degës Dibër.

Burimi: Panorama

Komento
Etiketimet
Shperndaje