Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) S’ka më heshtje, ska pritje: Me mijëra student rrethojnë Ministrinë e Arsimit

(Video) S’ka më heshtje, ska pritje: Me mijëra student rrethojnë Ministrinë e Arsimit
December 06
11:13 2018

Studentët e Tiranës janë bashkuar sot të gjithë në protestë duke nisur nga fakultetet ku studiojnë deri tek Ministria e Arsimit ku janë mbledhur të gjithë.

Ata kanë marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kanë ndaluar disa çaste para Kryeministrisë dhe më pas kanë vijuar tek MAS.

“Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, ka qenë thirrja e studentëve.

“Xhepat e shtetit s’mbushen me qindarkat e studentit. Tarifa kafshatë që s’kapërdihet”, kanë qenë disa nga parullat e studentëve, të cilët kanë kërkuar heqjen e tarifave.

Numri i studentëve në protest ka ardhur duke u rritur dhe tashmë me mijëra të rinj kanë bllokuar rrugën përpara MAS.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje