Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Situatë alarmante në kryeqytet, gati i pamundur qarkullimi

(Video) Situatë alarmante në kryeqytet, gati i pamundur qarkullimi
November 08
11:38 2016

Situata në kryeqytet është përkeqësuar së tepërmi dhe kalimtarët e automjetet e kanë shumë të vështirë të qarkullojnë në rrugët e Tiranës të cilat janë mbuluar nga uji. Siç shihet edhe në dy videot e mëposhtme, niveli i ujit është rritur ndjeshëm dhe qarkullimi është bërë gati i pamundur.

Nisur nga situata e krijuar për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve gjatë paradites së sotme, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të minimizojnë qarkullimin gjatë orëve në vijim, si dhe të shmangin brigjet e lumenjve në zonat periferike, që paraqesin rrezikshmëri./Blitz.al/

 

Shperndaje