Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
  • Tronditen bizneset Call Center. Kalohet ligji i ri nga senati italian Asaj që i frikësoheshin të gjitha bizneset shqiptare të Call Center sapo ka ndodhur. Senati italian ka miratuar sot ligjin për bizneset Call Center që operojnë jashtë territorit italian dhe...
  • CIA vjen në Tiranë Drejtori i CIA-s (Central Inteligence Agency) amerikane, John Brennan, ka mbërritur në Tiranë, ku është takuar me presidentin Nishani e kryeministrin Rama. Mësohet se Brennan ka diskutuar me autoritetet tona...
  • Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve Një tjetër operacion i karabinierisë italiane në zonën e Ternit në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Shqiptarët e moshave 37 dhe 34-vjeçare...
  • Ukrainë, nuk shkuan për ta zëvendësuar, vdes i ngrirë ushtari… I priti ushtarët e tjerë për një kohë të gjatë, me shpresën se nga momenti në moment do të vinin për ta zëvendësuar, por askush nuk u shfaq. Kështu humbi...
  • LIBRA dorëzon në Kuvend nismën për minimumin jetik Partia e krijuar një muaj më parë, LIBRA, ka dorëzuar në Kuvend një nismë për minimumin jetik. Kjo nismë u prezantua nga deputetja e kësaj partie, Mimoza Hafizi, e cila...
  • Lutfi Dervishi: Gazetarët sot u ngjajnë hienave! Në një shkrim të tij, analisti Lutfi Dervishi ka trajtuar aktualitetin në Shqipëri në këto momente dhe mënyrën e pasqyrimit të lajmeve të përditshme nga mediat në vend, çka sipas...
  • Laborantët-Beqajt: Tërhiqu nga koncesioni! Laborantët që operojnë në spitalet shtetërore shqiptare kanë protestuar në shumicën dërrmuese të spitaleve tona, duke i kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të tërhiqet nga dhënia me koncesion e...
  • Rama ironizon PD-në. Komentuesja: Një surrat keni të gjithë ju   Kryeministri Rama ka ironizuar PD-në dhe kreun e saj Basha përmes një statusi në Facebook-un e tij personal. “Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA-të, gënjejnë të gjithë veç Lulit...
  • Basha takon Merkel Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë që Merkel drejton në Gjermani. Basha e ka falënderuar kancelaren për ndihmën...
  • Krujë, gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari Një 40-vjeçar nga Kruja është gjendur i pajetë në banesën e tij. I identifikuar si Tonin Dobrozi, viktima raportohet se nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe sipas ekspertizës...

(Video) Siri – Cili do të shpërthejë i pari? Kamikazët zgjedhin monedhën për të vendosur…

(Video) Siri – Cili do të shpërthejë i pari? Kamikazët zgjedhin monedhën për të vendosur…
October 24
19:41 2016

Në qytetin e Aleppo-s në Siri, 2 kamikazë janë “konfliktuar” me njëri-tjetrin, pasi të dy dëshironin të kryenin aktin vetëvrasës të radhës e për këtë kanë gjetur një zgjidhje tepër të njohur për të gjithë: ku është monedha?

Videoja është shpërndarë nga televizioni satelitor iranian “Alam”. Nga pamjet dallohet njëri prej luftëtarëve, i cili fsheh një monedhë në njërën dorë dhe i mban të dyja duart e mbyllura drejt luftëtarit tjetër, në mënyrë që ai të gjejë ku është monedha.

Luftëtari i dytë ka qëlluar “me fat” e kështu është ngjitur në autobombë për të shpërthyer më tej, duke ngritur një re të madhe tymi në qiell.

Kamikazi që kreu aktin ishte tuniziani Abu Lukman al Tunisi, i cili para se të bënte veprimin vetëvrasës, i lumtur, përqafoi shokun e tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje