Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Shpërthen sopranoja Inva Mula: ”Shqipëria s’ka teatër! E turpshme si punojnë artistët!”

(Video) Shpërthen sopranoja Inva Mula: ”Shqipëria s’ka teatër! E turpshme si punojnë artistët!”
February 14
15:37 2018

Teatri Kombëtar është kthyer në një çështje kryesore dhe debatet e replikat nuk mungojnë. Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula ka shprehur sot mendimin e saj.

Mula u shpreh se është e turpshme që në 2018-ën një artist të jetojë në kushte të tilla. Sopranoja ka theksuar se nuk e njeh këtë projektligjin por kërkon që gjërat të mos kamuflohen.

Nuk ka teatër në Shqipëri. Keni shkuar në Akademi? Nuk ulesh dot është e rrjepur, është e turpshme në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet me këto kushte për një artist, por edhe për një spektator që të shijojë një spektakël.- u shpreh Mula.

Një pjesë nga fjala e sopranos Inva Mula:

Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në pallat kongreseve. Ai është për mbledhje. Pallatin e Kongreseve duhet ta sistemojmë, shtojmë, kamuflojmë, të krijojmë ambientin për të bëtë spektaklin. Bëhet opera Carmen në pallat të kongreseve, një vepër e shkëlqyer. Pyeteni Vikenën se çfarë ka hequr për të bërë një shfaqje? (jam ftohur-kthen përgjigje Vikena). Ka dalë me bronkopneumoni. E kuptoni artistët shqiptar të punojnë në kushte që nuk e meritojnë.

Ky vend duhet ta fillojë nga kultura se është e vetmja pasqyrë e bukur dhe e pastër. Është i vetmi eksport i pastër shqiptar kudo në botë vetëm nga artistët. Është e dukshme, e prekshme që ti konfrontohesh me këto artistë të mëdhenj. Kemi artistët tanë të shkëlqyer që perfomojnë kudo në botë. Të mos ketë Shqipëria Teatër? Unë nuk e njoh këtë projektligjin dhe as nuk ma ka varur njeri(më fal që po flas kështu), por gjërat duhet të dalin të vërteta, të mos kamoflohen. Të dalin ashtu siç janë”, – ka theksuar sopranoja Mula.  /Blitz.al/

Shperndaje