Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoja shokuese e Trump, Melania: Ai është ende adoleshent

Videoja shokuese e Trump, Melania: Ai është ende adoleshent
October 18
10:40 2016

Në një intervistë për CNN, bashkëshortja e kandidatit republikan për president i SHBA-ve, Donald Trump, Melania Trump, reagoi për akuzat mbi komentet denigruese seksuale që bashkëshorti i saj ka bërë në vitin 2005.

“Siç mund ta shihni, kamerat nuk ishin të ndezura, vetëm mikrofonat. Dhe ata nuk e kanë ditur kur kanë folur me njëri-tjetrin, është shprehur ajo referuar regjistrimit që i është bërë Donald Trump dhe gazetarit Billy Bush në 2005-n”.

Ajo shtoi se është vërtet diçka adoleshentësh. Replikës së gazetarit se Donald Trump ka qenë 59 vjeç në atë kohë, Melania Trump iu përgjigj plot humor duke thënë se ajo ka dy djem në shtëpi: “E vërtetë, aq ka qenë. Por unë e kam thënë edhe herë të tjera që kam dy djem në shtëpi, djalin tim të vogël dhe bashkëshortin”.

Bashkëshortja e kandidatit për president, Donald Trump, reagoi gjatë intervistës edhe për ndikimin negativ që mediat sociale kanë, të cilat jo pak herë e kanë kryqëzuar Trump-in. “Ato sigurisht që kanë anët e tyre pozitive, por njëherazi shoh shumë negativitet në to. Janë shumë të dëmshme për fëmijët”.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje