Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video) Shoferi humb kontrollin dhe hidhet nga kamioni, pamjet nga aksidenti i rëndë

(Video) Shoferi humb kontrollin dhe hidhet nga kamioni, pamjet nga aksidenti i rëndë
September 15
10:12 2019

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në aksin Burrel-Milot, ku një kamion me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ thanë së ngjarja ndodhi gjatë natës në afërsi të urës së Ulëzës.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i një mjeti me targa zvicerane, duke bërë që shoferi i kamionit të hidhej nga mjeti dhe ky i fundit të dilte nga rruga dhe më pas të përmbysej pak më tutje. Raportohet se kamioni që transportonte bazë materiale, ishte nisur nga Shkupi ndërsa kishte si destinacion Tiranën.

Drejtuesi i kamionit ka arritur të shpëtojë, vetëm me disa lëndime, ndërsa tashmë po jep dëshminë e tij në polici. Kjo e fundit po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /Blitz.al/

Share