Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Sherr me Trump në “Shtëpinë e Bardhë”, merren masa ndaj gazetarit të CNN

(Video) Sherr me Trump në “Shtëpinë e Bardhë”, merren masa ndaj gazetarit të CNN
November 08
12:37 2018

Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një debati të ashpër midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mëkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij duke e larguar me duar.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”.

Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”. Në konferencën për media, presidenti Trump  i tha  gazetarit tw CNN-it: “Ti je një person i tmerrshëm dhe i pasjellshëm. turp që punon për CNN.”

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të emigrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje