Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Seancë plenare në Kuvend, Opozita proteston në një mënyrë simbolike!

(Video) Seancë plenare në Kuvend, Opozita proteston në një mënyrë simbolike!
April 11
10:07 2019

As sot opozita nuk ka qëndruar duarkryq ndërkohë që zhvillohet seanca parlamentare. Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ndërmarrë një aksion para parlamentit ku janë vendosur me pankarta e banderola kundër qeverisë.

Sipas Ballkanëeb, nuk ka munguar edhe një stendë me mbishkrimin ‘parlamenti i krimit’, ku të rinjtë ‘shisnin’ mandate.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.

Kujtojmë se sot janë betuar tre deputetët e rinj në parlament nga listat e PD: Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi në Dibër, duke e çuar në 102 numrin e ligjvënësve në Kuvend./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje