Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Rrëzohet avioni në Larisa të Greqisë, 2 persona humbasin jetën

(VIDEO) Rrëzohet avioni në Larisa të Greqisë, 2 persona humbasin jetën
July 27
10:07 2017

Një avion i vogël është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Larisa të Greqisë e si pasojë kanë vdekur 2 persona që po udhëtonin me të.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë malore të Larisës.

Nga raportimet e mediave bëhet me dije se viktima kanë mbetur një 43-vjeçar grek, biznesmen i kafesë dhe në fushën e marketingut, si dhe një 34-vjeçar i cili ishte dhe piloti i avionit, që mësohet të ketë qenë edhe pjesë e forcave ajrore.

Kanë qenë banorët e zonës ata që lajmëruan policinë pasi panë avionin që u rrëzua.

Trupat janë dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, si dhe është marrë kutia e zezë e avionit për të kuptuar shkaqet e rrëzimit të tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje