Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rojet e sigurisë ndërpresin Donald Trump dhe e largojnë nga salla në mes të fjalimit

(Video) Rojet e sigurisë ndërpresin Donald Trump dhe e largojnë nga salla në mes të fjalimit
November 06
10:30 2016

Në SHBA të gjithë janë të angazhuar në fushatën për presidentin e ardhshëm të vendit. Teksa kjo e fundit është në ditët e fundit, një incident është shënuar në një nga mbledhjet e elektoratit republikan në Nevada.

Ndërkohë që kandidati Donald Trump ka qenë duke folur në podium si zakonisht, rojet e sigurisë kanë mbërritur me shpejtësi duke e nxjerrë nga salla. Ndërkohë edhe në publik është vënë re një kaos sepse nuk po kuptohej mirë ngjarja.

Më pas, rojet e shërbimit të sigurisë lajmëruan se një person kishte pasur armë me vete, por pasi u prangos dhe iu ushtrua një kontrolli të imtësishëm u kuptua se në fakt kishte qenë një alarm fals.

Pasi është stabilizuar gjendja Trump është rikthyer në podium duke falënderuar rojet e sigurisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje