Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

VIDEO/ Realiteti i hidhur! Ja me çfarë merren të rinjtë shqiptarë në Europë

VIDEO/ Realiteti i hidhur! Ja me çfarë merren të rinjtë shqiptarë në Europë
November 01
13:56 2016

Situata jo e mirë ekonomike në Shqipëri apo dhjetëra arsye të tjera kanë detyruar shumë shqiptarë, kryesisht të rinj, të braktisin vendin.

Disa prej tyre kanë kërkuar azil në vendet europiane. Të tjerë qëndrojnë ilegalisht në këto shtete, duke shkelur rregullat e “Shengenit”.

Por si jetojnë ata në këto shtete? Punojnë apo jetojnë në forma të tjera?

Në një video që qarkullon prej disa muajsh në Youtube, të realizuar  nga emisioni “Ezra Levant Show”, por që nuk është publikuar nga asnjë media në Shqipëri deri sot, intervistohet një i ri shqiptar nga një gazetar suedez, i cili e pyet atë për aktivitetin që bën dhe me çfarë jeton.

Më poshtë keni videon të titruar nga Blitz.al për pyetjet dhe përgjigjet e të riut shqiptar.

A është kjo Europa e ëndrrave të të rinjve?

Në video vërehet qartë tendenca e moderatorit dhe gazetarit për të paragjykuar të riun që nga mënyra se si ata e komentojnë dhe bëjnë pyetjet apo prirja e tyre për të anatemuar myslimanët. Megjithatë, kjo nuk e justifikon faktin që shumë të rinj shqiptarë sot mbijetojnë në Europë duke bërë punë të pista. Gjithashtu, informacioni i gazetarit në video është i kufizuar, pasi ai mendon se mënyra e vetme për të shkuar në Suedi është nëpërmjet ujit, me varka, ndërkohë që shumë shqiptarë kanë shkuar në Suedi në rrugë ajrore. /Blitz.al/

Më poshtë, videoja:

Komento
Shperndaje