Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Rama takim me homologun e tij grek Tsipras, shqyrtohen rezultatet e takimit të Korçës

(Video) Rama takim me homologun e tij grek Tsipras, shqyrtohen rezultatet e takimit të Korçës
January 25
12:41 2018

Kryeministri Rama ndodhet në Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Sot ai ka zhvilluar një takim me Kryeministrin grek Alexis Tsipras në prani edhe të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Kotzias. Rama në profilin e tij në Faceboook ka publikuar disa pamje dhe gjithashtu ka bashkangjitur një shkrim, ku shpjegohet edhe qëllimi i këtij takim:

“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.
Objektivi i përbashkët, finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”. – shkruan Edi Rama. /Blitz.al/

Shperndaje