Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoja që po prek rrjetin! Policia e Shtetit, djalit të policit të vrarë: “Tani, ne jemi familja jote!”

Videoja që po prek rrjetin! Policia e Shtetit, djalit të policit të vrarë: “Tani, ne jemi familja jote!”
September 14
09:19 2016

U bë me dije dje në media se ministri Saimir Tahiri dhe një pjesë e mirë e miqve dhe kolegëve të policit të vrarë në krye të detyrës, Ardian Kodra, shoqëruan në ditën e parë të shkollës Suardin, djalin e tij, duke përmbushur kështu amanetin e të atit.

Kryeministri Rama ka shpërndarë para pak minutash në Facebook një video përmbledhëse të ditës së djeshme, ku ka treguar edhe faktin se babai i Suardit i kishte premtuar një laptop për nisjen e shkollës dhe miqtë e tij u siguruan që Suardi ta merrte një laptop pikërisht në ditën e parë. Lotët në sytë e Suardit tregojnë më shumë se pamjet…

Ndërkohë edhe komentuesit janë shprehur se realisht “kjo është policia që duam!”. /Blitz.al/

Shperndaje