Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Publikohet videoja e tragjedisë në Brazil, nusja humbi jetën pak çaste para dasmës, kur helikopteri me të cilin udhëtonte u përplas në tokë

(VIDEO) Publikohet videoja e tragjedisë në Brazil, nusja humbi jetën pak çaste para dasmës, kur helikopteri me të cilin udhëtonte u përplas në tokë
July 06
15:08 2017

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Brazil, pasi një vajzë e re e cila ishte duke shkuar në ceremoninë e martesës së saj ka humbur jetën pasi helikopteri me të cilin udhëtonte drejt altarit u përplas në tokë.

Një video e transmetuar nga mediat vendase tregon momentin kur piloti ka humbur kontrollin e helikopterit dhe është përplasur duke shkaktuar vdekjen e nuses së re.

Ngjarja ka ndodhur në Sao Paolo, vetëm pak çaste para se të mbërrinin në altar, ku Rosemere do Nascimento Silva do të kurorëzonte marrëdhënien e saj në martesë me partnerin.

Në këtë tragjedi, që ndodhi pak muaj më parë, humbën jetën edhe piloti, vëllai i saj dhe fotografja që ishte 6 muaj shtatzënë.

I fejuari i saj, 32-vjeçari Udirley Damasceno, priti në altar i vetëm deri në momentin që mori lajmin e kobshëm.

Tashmë pak kohë më vonë është transmetuar edhe videoja e momenteve të fundit të viktimave. /Blitz.al/


Komento
Shperndaje