Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Presidenti i Filipineve, Obama-s: Bir ku***! Do të të mallkoj në forum!

(Video) Presidenti i Filipineve, Obama-s: Bir ku***! Do të të mallkoj në forum!
September 06
10:38 2016

Në prag të takimit të vendeve të Azisë Juglindore të parashikuar për ditën e sotme,  ku merr pjesë edhe presidenti amerikan Barack Obama, presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka nxehur gjakrat.

Në një deklaratë për shtyp, ai i është drejtuar me fjalë të rënda presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse nuk përmend emra.

“Unë jam president i një shteti sovran dhe prej kohësh ne kemi pushuar së qeni koloni. Mos hidhni pyetje e deklarata të kota! Duhet të jeni të respektueshëm!” – shprehet ai.

Më tej, ai shton tonet e ashpra: “Bir ku***! Unë do të të mallkoj në atë forum”.

Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak Obama-s, i cili e ka anuluar takimin.

Gjithashtu, Duterte shprehet se do të vazhdojë pa u ndalur fushatën e tij kundër drogës, derisa të vritet edhe personi i fundit. Kjo në kuadër të masave të hekurta që janë marrë në Filipine kundër kriminalitetit. Prej kohësh, Duterte ka vendosur që të eliminojë të gjithë përdoruesit e drogës si dhe shpërndarësite saj. Kjo ‘luftë’ dëshmohet më së miri edhe nga video e mëposhtme.

Ai në fund të deklaratës së tij shprehet se nuk pranon fjalë nga të tjerë që ndihen superiorë ndaj tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje