Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Politikanët përleshen “live” në emision

(Video) Politikanët përleshen “live” në emision
September 28
15:47 2016

Studioja e një televizioni kombëtar në Gjeorgji është kthyer në “shesh beteje” mes dy kandidatëve për deputetë në parlamentin gjeorgjian, Zaza Agladze dhe Irakli Glonti.

Ai që supozohej të ishte një debat politik ka degjeneruar në dhunë fizike dhe verbale mes kandidatëve të Lëvizjes Demokratike dhe Lëvizjes Industriale. Ai që e ka nisur sherrin ishte Agladze, i cili i ka hedhur gotën me ujë kundërshtarit të tij, Glonti-t, për t’u pasuar me përleshje.

Prezantuesja dhe moderatorja Maka Razmadze bëri të pamundurën për t’i ndarë dy të ftuarit, por hoqi dorë dhe ndërpreu  transmetimin. Kjo nuk është hera e parë që televizionet gjeorgjiane shndërrohen në arena përleshjesh mes politikanëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje