Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Policia e Shtetit dhunë dhe ofendime studentëve në fakultetin e Ekonomikut

(Video) Policia e Shtetit dhunë dhe ofendime studentëve në fakultetin e Ekonomikut
January 11
12:46 2019

Studentët ditët e fundit ndryshe nga herët e tjera në shenjë protese kanë vendosur të bojkotojnë  mësimin dhe të bllokojnë hyrjen e fakulteteve. Nga disa video që janë publikuar nga vetë studentët është parë që ka tension mes tyre dhe efektivëve të policisë të cilët janë të shumtë në numër.

Ata ndodhen nëpër fakultete në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e tyre dhe janë hasur me rezistencën e disa prej studentëve. Situata ka degraduar në dhunë dhe ofendime nga ana e efektivëve dhe siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme disa nga policët ushtrojnë dhunë dhe ofendojnë me fjalë fyese studentët.

Ndërkohë  prania e efektivëve  brenda universiteteve është e paligjshme dhe nuk dihet se ku e kanë gjetur ata të drejtën të veprojnë në këtë formë.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje