Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Polici godet studenten, fotoja bëhet virale në internet

(VIDEO) Polici godet studenten, fotoja bëhet virale në internet
April 16
17:10 2016

Fotoja e një polici sigurie në Francë, i cili ka goditur me shqelm një studente gjatë një demonstrate të zhvilluar në Paris, ka bërë xhiron e botës. Ka qenë fotografi Jan Schmidt-Whitley, i cili e ka përjetësuar atë moment në një foto dhe më pas e ka shpërndarë menjëherë në rrjetin social “Twitter”. Fotoja e shpërndarë mijëra herë së bashku me videon flet për dhunën policore ushtruar ndaj studentëve.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes gjatë një proteste kundër ligjit të punës. Një ditë më pas, edhe vetë “viktima” e këtij incidenti, studentja 24-vjeçare Tamara ka folur rreth incidentit, duke e përshkruar veprimin e policit të sigurisë sa të dhunshëm, aq edhe të pajustifikuar.

200-300 studentë u bllokuan nga një kordon i CRS-së në rrugën Avenue Jean Jaures. Vetë fotografi tha për “Le Figaro” se ishte një ngjarje paksa e egër. Ai shpjegoi se rrethimi i studentëve zgjati rreth dhjetë minuta përpara se të nisnin përleshjet mes tyre dhe forcave të policisë.

“Tamara reagoi menjëherë pas lëshimit të gazit. Ajo u ngrit dhe sulmoi një prej policëve. Ajo ishte dukshëm e zemëruar, por nuk përbënte rrezik përpara asaj ushtrie të pajisur me helmeta. Në atë moment, një prej tyre u drejtua drejt studentes dhe e goditi me shqelm. U trondita dhe bërtita. Ajo ra në tokë, deri në momentin kur një mik iu afrua dhe e ndihmoi të ngrihej”, – ka treguar autori i fotografisë, Jan Schmidt-Whitley.

Një ditë pas kësaj proteste të shoqëruar me incidente, ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, falënderoi policinë për angazhimin e saj. Ai paralajmëroi gjatë konferencës se protestuesit pa ideale “do të shtypen” dhe do të arrestohen apo ndiqen penalisht.

Në vazhdën e këtij incidenti dhe fotos së shpërndarë mijëra herë nën hashtagun #PoseTonCRS, nuk kanë munguar edhe përqasjet ironike. Shfletoni galerinë.

...

...
Picture 1 of 7

Komento
Etiketimet
Shperndaje