Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Policët në Fier dhunojnë shitësin ambulant, i flakin mallin me shqelma

April 09
11:58 2016

Disa policë bashkiakë në qytetin e Fierit, të cilët justifikojnë veprimet e tyre me “fuqinë” që posti u jep, kanë dhunuar dhe ofenduar një shitës ambulant në rrugë. Gjithçka ka ndodhur në prani të gruas dhe djalit të tij, i cili i tronditur ka shpërthyer në lot.

Në videon e “Jeta osh qef” shihet se si një polic bashkiak ka ofenduar dhe dhunuar shitësin në rrugë. Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë gruaja e tregtarit dhe dy kolegët e tjerë të policit. Më pas, në mënyrë arrogante, polici ka flakur tej mallin me të cilin shitësi siguronte jetesën.

Për më tepër shikoni videon.

Komento
Etiketimet
Shperndaje