Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Maradonës pas fitores së Argjentinës

(Video) Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Maradonës pas fitores së Argjentinës
June 27
08:34 2018

Ndeshja mes Argjentinës dhe Nigerisë mbrëmjen e djeshme ishte mjaft emocionuese. I pranishëm në stadium ishte edhe legjenda e futbollit Diego Maradona i cili ka festuar në një mënyrë të çuditshme golin e parë të shënuar nga Messi. Shifrat u barazuan por në minutën e ’90 ishte Marcos Rojos ai që i dha shpresën Argjentinës duke e kaluar ne 1/8,

Maradona dukej mjaft i emocionuar dhe herë pas herë i fiksuar edhe kamerat ai nuk dukej në gjëndje të mirë shëndetësore. Pas golit të Marcos Rojo ai i ka drejtuar gishtin e mesit tifozëve të Nigerisë.

Por më pas, legjenda e futbollit argjentinas është shoqëruar në spital pasi ka patur vështirësi në ecje gjatë daljes. Madje siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, ai mbahet për krahu dhe nuk arrin dot as të ulet në kolltuk.

Ai është dërguar në spital nga stafi mjekësor i stadiumit. Por pas ndihmës mjekësore Diego Armando Maradona ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka zbuluar se kishte dhimbje qafe dhe problem me zemër dhe se doktori i kishte rekomanduar të shkonte në shtëpi pas pjesës së parë.

“Dua t’ju them se jam mirë, se nuk jam në spital e as nuk jam shtruar më herët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Maradona shtoi se nuk ka dashur ta dëgjojë rekomandimin e doktorit në mënyrë që të ishte dëshmitar i kualifikimit të Argjentinës në mesin e 16 skuadrave më të mira.

“Më kontrolloi doktori dhe më rekomandoi të shkoja në shtëpi pas pjesës së parë, por doja të qëndroja sepse po rrezikonim. Si të largohesha? Puthje për të gjithë, faleminderit për përkrahjen!”, shtoi ai. Fitorja e ka dërguar Argjentinën në 1/8 ku do të takohet me Francën.

 

Komento
Shperndaje