Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) PD denoncon – Salianji: Ja droga që mbillet me ‘bekimin’ e Saimir Tahirit

August 01
16:38 2016

Ashtu si vet kryetari i opozitës Lulzim Basha lajmëroi vetëm 1 orë më parë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp Partia Demokratike ka denoncuar me video e foto mbjelljen e plantacioneve të hashashit në territorin e Shqipërisë.

Ka qenë Ervin Salianji, Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike ai i cili ka denoncuar nga fshati Gusmar i Tepelenës, duke akuzuar drejtpërdrejt Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryeministrin Edi Rama si përgjegjësit kryesorë të shtimit të zonave të tilla me drogë.

Sipas Salianjit, droga mbillet me bekimin e Tahirit dhe 30% e fitimeve i shkon atij dhe Kryeministrit Rama.

Kjo është fjala e plotë e Ervin Salianjit:

Pas qindra denoncimeve me foto dhe video të bëra nga Partia Demokratike dhe të përgenjeshtruara me turp nga ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, sot jam në emër të Partisë Demokratike për t’u treguar edhe njëherë tjetër se sa lehtësisht gjenden këto dëshmi tronditëse të mbjelljes së Shqipërisë me drogë, me kanabis sativa. Drogë e cila mbillet me bekimin e ministrit të Brendshëm, me marrjen e 30 përqindëshit për çdo rrënjë nga ana e drejtuesve të policisë, para që shkojnë drejtpërdrejtë tek Saimir Tahiri, tek Edi Rama. Kjo është një dëshmi tjetër se si sovraniteti i shtetit është dorëzuar në celula trafikante, të cilët shfrytëzojnë një popull të mjerë, një popull të lënë në mjerim e varfëri nga kjo qeveri, për tu perdorur për mbjellje droge. Kjo nuk kërkon ligj të ri por kërkon vetëm vullnet politik. Kjo kërkon vetëm çmontim të bandave në qeverisje. Kjo kërkon vetëm çmontim të krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin. Koha e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit ka mbaruar.” – tha Salianji. /Blitz.al/