Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Pamjet prekëse të dy vëllezërve sirianë po përlotin botën

(Video) Pamjet prekëse të dy vëllezërve sirianë po përlotin botën
August 26
13:15 2016

Një video me dy vëllezër të vegjël sirianë që qajnë për vdekjen e vëllait të tyre nga një sulm ajror është një tjetër imazh prekës që është shndërruar në viral në rrjetet sociale pas fotos së Aylan Kurdi rreth një vit më parë dhe asaj me vogëlushin Omran Daqneesh që arriti t’i shpëtojë sulmit në Aleppo.

Dy vëllezërit i mbijetuan sulmit ajror në Aleppo, ku 15 persona mbetën të vdekur, ndër ta 11 fëmijë. Në video shfaqen edhe imazhe nga sulmi në periferi të Bab al-Nairab dhe një barelë që mban një trup të vogël.

Vdekjet në masë të fëmijëve ndodhin rreth një javë pas sulmit me bombë që goditi dhe banesën ku jetonte 5-vjeçari Omran Daqneesh, i cili arriti t’i mbijetonte këtij sulmi.

Regjimi në Siri është akuzuar vazhdimisht për përdorimin e rregullt të pajisjeve të papërpunuara shpërthyese. Nga ana tjetër, presidenti Assad ka mohuar këtë praktikë dhe përdorimin e armëve kimike. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje