Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Pamje të frikshme nga Italia – tërmeti 6.5 ballësh çan malin…

(Video) Pamje të frikshme nga Italia – tërmeti 6.5 ballësh çan malin…
October 30
17:11 2016

Tërmeti i fuqishëm që goditi sërish Italinë Qendrore mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, shkaktoi shumë dëme materiale, rreth 20 të plagosur, por fatmirësisht asnjë viktimë deri tani.

Nuk kanë të sosur orët e tmerrit të banorëve që jetojnë në zonat e prekura, pasi rreziku për tronditje të tjera është i madh dhe i gjithë vendi është në gjendje gatishmërie.

Krahas ndërtesave të shkatërruara dhe panikut te njerëzit, pamje të frikshme vijnë nga provinca e Castelsantangelo sul Nera.

“Sky TG24” ka publikuar një video ku shihet qartë se si pasojë e tërmetit prej 6.5 ballë, faqja e malit është çarë. E për këtë banorët janë thuajse të sigurt, pasi atë shenjë nuk e kishin parë kurrë, deri mëngjesin e ditës së sotme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje