Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Operacion antidrogë në Memaliaj, arrestohen 4 persona

(Video) Operacion antidrogë në Memaliaj, arrestohen 4 persona
November 16
16:35 2016

Nga Anduena Llabani

Operacione antidrogë janë zhvilluar nga Seksioni Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Goditen 6 raste të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Memaliaj.

Si rezultat i operacioneve të zhvilluara u sekuestruan 1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Policia ka arrestuar 4 shtetas  dhe janë shpallur në kërkim 3  të tjerë.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri.

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

Besim Zika, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Festim Rona, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.

U shpall në kërkim shtetasi G.G.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e shtetasit Pëllumb Rona u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e paketuar në thasë plastikë.

Shtetasit Besim Zika iu gjetën rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.

Në banesën e shtetasit G.G., në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Gjithashtu, në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj, u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 1260 kg.
Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre./Blitz.al/

Komento
Shperndaje