Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Një “photoshooting” që shndërrohet në tragjedi! Rrëzohet helikopteri, 5 persona humbin jetën…

(Video) Një “photoshooting” që shndërrohet në tragjedi! Rrëzohet helikopteri, 5 persona humbin jetën…
March 12
12:30 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lumin Lindor të New York-ut, ku një helikopter është rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Nga njoftimi i policisë u tha se helikopteri ishte marrë nga një grup fotografësh për të realizuar një “photoshooting” të pazakontë nga një lartësi e madhe. Por duket se ky udhëtim ka rezultuar fatal për ta. Punonjësit e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin trupat e personave që u përfshinë në aksident, ku dy prej tyre kanë humbur jetën në vend ndërsa 3 të tjerët kanë ndërruar jetë në spital, duke mos i rezistuar plagëve të marra.

Nga aksidenti i tmerrshëm, fatlum ka qenë vetëm piloti i cili ka shpëtuar dhe sipas “Metro” ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje