Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Neymar bën sherr me shokun e ekipit te Barcelona

(VIDEO) Neymar bën sherr me shokun e ekipit te Barcelona
July 28
12:10 2017

Futbollisti brazilian i Barcelonës, Neymar, është zënë me shokun e tij të skuadrës përgjatë stërvitjes së sotme.

I gjithë momenti është filmuar nga kamerat, teksa ylli brazilian përplaset në stërvitje me blerjen e re të ekipit katalanas, Nelson Semedo.

Menjëherë pas këtij çasti, Semedo është kthyer dhe është larguar, ndërsa Neymar është parë i inatosur pasi ka dalë nga fusha dhe ka gjuajtur fort një top futbolli.

Të pranishëm kanë qenë edhe futbollistët e tjerë, si Iniesta, Mascherano, Gomes.

Semedo është blerë gjatë kësaj vere nga kampionët portugezë të Benfica-s, ndërsa Neymar po përflitet gjithmonë e më shumë për një kalim te gjigantët francezë të PSG-së për një shifër rekord blerjeje. /Blitz.al/


Komento
Shperndaje