Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Në Lezhë rikthehen përmbytjet! Katet e para nën ujë…

(Video) Në Lezhë rikthehen përmbytjet! Katet e para nën ujë…
October 16
10:04 2016

Në Qarkun e Lezhës janë rikthyer përmbytjet. Disa lagje janë totalisht nën ujë, ndërkohë që edhe disa kate të para janë dëmtuar në masë nga reshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë natës.

Gazetarja e “News 24” në lidhje direkte ka konfirmuar se kjo nuk është diçka e re për qytetin e Lezhës pasi sa herë që ka shi në këtë lloj intensiteti lagjet përmbyten. Bashkia e Lezhës ka nxjerrë në terren punonjësit të cilët janë marrë me pastrimin e pusetave.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje