Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Në kohën dhe vendin e duhur: Mamaja nxjerr armën dhe vret personin që mund t’i merrte peng fëmijën!

(Video) Në kohën dhe vendin e duhur: Mamaja nxjerr armën dhe vret personin që mund t’i merrte peng fëmijën!
May 14
11:59 2018

Një person ka mbetur i vdekur pasi tentoi të merrte rob disa fëmijë në hyrjen e një shkolle. Kanë qenë kamerat e sigurisë që e kanë filmuar të gjithë incidentin që panikosi gjithë zonën, ditën e djeshme në mëngjes.

Elivelton Neves Moreira është 21-vjeçari i cili u drejtua nga fëmijët dhe mamatë e tyre me armë, por rastësisht qëlloi që njëra nga mamatë që mbanin fëmijët në duar të ishte oficere e policisë. Ajo ishtë pushim ditën e djeshme, por për fat e kishte në çantë armën e punës. Menjëherë arriti të zgjidhte situatën dhe arriti që të mos rrezikonte jetën e asnjërit prej të pranishmëve aty.

Duke qenë se ajo veproi shpejt, qëlloi tri herë dhe me plumbin e dytë arriti ta vriste 21-vjeçarin, fakt ky që sipas mamasë oficere, nuk ishte i kënaqshëm sepse në shkollë ata nuk mësojnë që ta vrasin menjëherë agresorin, përkundrazi duhet ta mbajnë gjallë në mënyrë që më pas ai edhe të rrëfejë e të ketë mundësi të ndryshojë në burg apo në qendra rehabilitimi.

Duke qenë se dje është festuar edhe Dita e Nënave në botë, ky akt heroik ka bërë që Katia, një nënë shumë e guximshme dhe profesioniste e vërtetë të falenderohet e dekorohet nga instancat përkatëse në SHBA. /Blitz.al/

Kujdes, pamje të rënda!

 

 

Komento
Shperndaje