Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) NASA filmon objekte të çuditshme në atmosferë, por më pas ndërpret transmetimin

(Video) NASA filmon objekte të çuditshme në atmosferë, por më pas ndërpret transmetimin
July 15
19:11 2016

A ekzistojnë UFO-t?

Ndoshta këtë përgjigje nuk do ta marrim kurrë vesh, derisa të jemi gjallë. Por dikush e di përgjigjen e kësaj pyetjeje: NASA.

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (NASA) ka bërë të mundur një transmetim drejtpërsëdrejti nga atmosfera e Tokës, nëpërmjet të cilit mund të vëzhgohet e gjithë hapësira përreth planetit.

Në një video të postuar nga “New York Post”, mund të shihet qartë një objekt i paidentifikuar në hapësirë, i cili është në lëvizje të vazhdueshme. Në këtë moment, transmetimi (livestream-i) ndërpritet.

Siç thekson edhe “NY Post”, kjo nuk është hera e parë që transmetimi i NASA-s ndërpritet kur në objektiv kapet diçka e pazakontë. Po në këtë video tregohen edhe rastet e tjera kur një objekti i dyshimtë shfaqet dhe NASA shkëput transmetimin. Më i fundit është i datës 9 korrik, ndërsa të tjerë janë shfaqur në janar 2015 dhe prill 2016.

Nëse janë jashtëtokësorë apo satelitë jofunksionalë, këtë nuk e dimë. Por pse duhet që Stacioni Hapësinor të ndërpresë gjithmonë transmetimin në të njëjtin moment? Koincidencë? As këtë nuk e dimë!

Ndoshta NASA do të mund të ketë një shpjegim për këtë, por deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të aludojmë.

 

 

Etiketimet
Shperndaje