Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Moto2- Skena të pabesueshme, Fenati rrezikon jetën e kolegut të tij, i shtyp frenat gjatë garës

(Video) Moto2- Skena të pabesueshme, Fenati rrezikon jetën e kolegut të tij, i shtyp frenat gjatë garës
September 11
08:07 2018

Skena të pabesueshme kanë ndodhur në San Marino Moto2, ku Romano Fenati mori një flamur të zi pasi u përpoq të kapte levën e frenave të Stefano Manzit në një kthesë 140mph.

Veprimet e Fenatit janë etiketuar si “të papërgjegjshme” dhe ai ka marrë si dënim pezullimin me dy gara edhe pse Cal Crutchlow i cili mori vendin e tretë tha se atij i duhet t’i ndalohet përgjithmnë e drejta për të garuar. Pas  ngjarjes së rëndë  edhe skuderia “Marinelli Snipers Team”  ka marr masat duke e perjashtuar motoristin, dhe duke prishur kontratën me të. Ata gjithashtu i kanë kërkuar falje  tifozëve por edhe Manzit.

Sot ka ardhur edhe reagimi i dy protagonistëve që kanë dhënë versionet e tyre mbi ngjarjen.

“ Si ja kam dal të mos rrëzohem? Unë e kisha vënë re qëllimin e Fenatit për këtë gjest sepse e pashë kur ai hoqi njërën dorë nga motori i tij dhe më ishte afruar shumë. Ishte një kontakt i shpejtë dhe nuk e di si ja kam dalë të qëndroj në motor. A është diçka e falshme? Sigurisht që jo, bëhet fjalë për një gjest të rëndë me përpjekje për të vrarë rivalin tënd i cili ndodhet me 200 në orë.” – ka përfunduar ai.

Nga ana tjetër edhe Fenati ka dhënë versionin e tij ku është shprehur se: “Manzi ka tentuar të nxjerrë  jashtë pistës me anë të një veprimi shumë të rrezikshëm. Nuk është mirë të fitosh garën në kurriz të rivalëve dhe pa sinqeritet. Ky nuk është një justifikim sepse jam i vetëdijshmë që veprimi im ka qenë shumë i rrezikshëm, por do të doja që gjërat të shihen më me detaje dhe të jenë të drejta për të gjitha palët” .

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje