Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Momenti tragjik, bodybuilder-i humb jetën pas incidentit të rëndë

(VIDEO) Momenti tragjik, bodybuilder-i humb jetën pas incidentit të rëndë
August 11
21:50 2017

Një bodybuilder nga Afrika e Jugut ka humbur jetën pasi ka pësuar një incident në një kompeticion ku do të merrte pjesë.

Sifiso Lungelo Thabete tentoi të bënte një hedhje për të kënaqur fansat, por fatkeqësisht ka rënë keq me qafë dhe ka pësuar dëme të shumta që i sollën vdekjen, siç raporton “Daily Mail”.

Pavarësisht ndihmë mjekësore të dhënë, ai nuk mundi të mbijetojë.

Komuniteti i këtij sporti i ka shprehur ngushëllimet familjes së sportistit këtë fundjavë që shkoi.

Thabete njihej për trupin muskuloz dhe punën e pareshtur drejt ëndrrës së tij. /Blitz.al/

Shperndaje