Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mijëra protestues gati për të marshuar kundër pavarësisë së Katalunjës!

(Video) Mijëra protestues gati për të marshuar kundër pavarësisë së Katalunjës!
October 07
13:03 2017

 

Mbajtja e referendumit dhe rezultati pro-pavarësisë së rajonit të Katalunjës duket se nuk është pritur mjaft mirë nga qytetarët spanjollë.

Ditën e sotme janë organizuar marshime dhe protesta për të kundërshtuar pavarësinë e rajonit verior në Madrid, ndërkohë që të tilla organizime po mundohen të organizohen edhe në kryeqytetin e ardhshëm katalunas, Barcelonë.

Mijëra qytetarë janë mbledhur tashmë në sheshin qendror madrilenas duke kërkuar mohimin e pavarësisë dhe anulimin e referendumit, të cilin e spanjollët e quajnë të paligjshëm.

Nga ana tjetër, presidenti katalunas, Carles Puigdemont planifikon të mbajë një fjalim të martën në orën 18.00 sipas orës lokalë, në parlamentin e ri për të shpallur kështu, pavarësinë e Katalunjës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje