Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Messi – njeri apo alien?

(VIDEO) Messi – njeri apo alien?
December 19
10:39 2016

Është njëri prej lojtarëve më të mirë dhe spektakolarë në historinë e futbollit.

Dhe vijon të na mahnitë me shfaqjet e tij në fushë.

Bëhet fjalë për Lionel Messi-n, i cili dje dhuroi mjeshtërinë e radhës në derbin përballë Espanyol, të fituar me rezultatin 4-1.

Messi dhuroi dy asist brenda 1 minute dhe shënoi 1 herë.

Për momentin, Cristiano Ronaldo po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij duke fituar gjithçka, por Messi me talentin e tij të lindur dhuron vetëm spektakël, duke dëshmuar edhe një herë fatin e tifozëve që jetojnë në një kohë me të.

Tashmë Barcelona ndodhet 3 pikë larg vendit të parë të mbajtur nga Real Madrid, por me një ndeshje më pak të madrilenëve pasi luajtën Botërorin e Klubeve, ku triumfuan.

Më poshtë mund të ndiqni një prej aksioneve, ku lojtarët duken si birila bouling-u nga ylli i Barcelonës.  /Blitz.al/

 

Shperndaje