Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Merr flakë motorri i avionit gjatë ngritjes, 200 pasagjerë ndodheshin në bord

(Video) Merr flakë motorri i avionit gjatë ngritjes, 200 pasagjerë ndodheshin në bord
August 25
12:09 2018

Një avion i “Red Wings” që po udhëtonte drejt Sochi-it të Rusisë ka marrë flakë gjatë ngritjes, si pasojë e një problem me motorrin.

Në bord ndodheshin 202 person dhe disa prej tyre kanë filmuar momentet kur kanë filluar flakët. Teksa avioni vazhdonte fluturimin flakët bëheshin më të mëdha kështu që piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroporin UFA, ku u evakuan edhe pasagjerët.

Një prej tyre ka treguar  momentet e tmerrit: “Unë isha pasagjer në fluturimin 808, teksa avioni bënte ngritjen mëngjesin e të mërkurës mori flakë motorri dhe ato filluan të rriteshin në krahun e tij. Ishim të tronditur nuk kishim asnjë shpresë shpëtimi derisa u kthyem në aeroportin UFA. Kur  u ulëm pamë se krahu i avionit ishte shkrirë…

Psikologët dhe përfaqësuesit e linjave ajrore janë duke folur me pasagjerët për tronditjen që pësuan ndërkohë që avioni po testohet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Para pak kohësh, një situatë të ngjashme ka përjetur edhe reperi Post Malone me stafin e tij, të cilët u detyruan të bënin ulje emergjente pasi rrotat e avionit privat ranë, gjatë ngritjes për fluturim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje